Pacolli: Askush nuk duhet të jetë krenar me atë që ndodhi brenda e jashtë Kuvendit

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se nga gjithë ajo që ndodhi, brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës, sot askush nuk duhet të jetë krenar.

“Duhej të luftohej për të gjetur zgjidhje, siç e theksuan edhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Sot jam më i bindur se kurrë se ideja e zgjedhjes së Presidentit nga populli, ashtu siç e kishte kërkuar udhëheqësi ynë Rugova, dhe ashtu siç unë pandërprerë insistova, do të na shmangte gjithë këto turpe që ndodhën. Presidenti i zgjedhur do të ishte legjitim dhe askush nuk do të kishte asnjë pretendim. Do t’i bënte më shumë nder institucionit dhe vet Presidentit”, ka thënë Pacolli.

Ai ka thënë se të gjithë ata që e bllokuan këtë iniciativë duhet të kërkojnë falje.

“Edhe opozita duhet të kërkojë falje që nuk e mbështeti këtë ide. Vendit sot i mungojnë ekuilibrat politikë, institucionalë, shoqërorë. Zgjedhja Presidentit nga populli do të ishte rruga e duhur për të rivendosur të gjithë ata ekulibra. Dihet çfarë ndodh në një shtëpi, në një shtet, në një anije, kur prishen eukulibrat”, ka thënë Pacolli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button