Biden u kërkon falje meksikanëve

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u ka kërkuar ndjesë meksikanëve për sulmet verbale të kandidatit republikan Donald Trump gjatë fushatës presidenciale. Gjatë një konference për shtyp me presidentin Enrike Pena Nieto në Meksiko City, Biden nuk përmendi emrin e miliarderit amerikan, pavarësisht se dënoi deklaratat e tij ku i ka quajtur meksikanët trafikantë droge, kriminelë dhe përdhunues.

Ka qenë një retorikë e dëmshme dhe shumë e pasaktë, ndaj ndihem thuajse i detyruar të kërkoj falje për të gjitha ato që kanë thënë kolegët e mi.

“Zoti President ne jemi në fushatë elektorale dhe retorika e nxehtë që ju keni dëgjuar nga kandidatët nuk na përfaqëson ne apo popullin amerikan”, deklaroi ai.

Edhe Presidenti meksikan reagoi për çështjen Trump, duke u shprehur se ndërtimi i murit me Meksikën do të izolonte SHBA-të. Kandidati republikan është zotuar se nëse vjen në pushtet do të mbyllë hermetikisht kufirin me Meksikën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button