Minierat e Maqedonisë shkojnë drejt falimentim

Gjykata themelore ka marrë vendim që minierat e Bobrevës dhe Toranicës të shkojnë në falimentim përmes rrugës së likuiditetit, transmeton Telegrafi.

Borxhi që lënë pas këto dy miniera ka vlerë prej 7.5 milion euro, ku përfshihen edhe rrogat e papaguara dhe kontributet e minatorëve.

Kompania Lifestone që ka shprehur interesim për këto miniera, ka ofruar 10 milion euro dhe pagesën e menjëhershme të një pjese të kredive, kurse pjesa tjetër të paguhet në dy vitet e ardhshme. Kjo kompani propozon falimentimin përmes rrugës së riorganizimit, e cila rrugë do të ishte më e shkurtë.

Kjo kërkesë riorganizimi e kësaj kompanie nuk është pranuar nga ana e Kuvendit, ndërkaq Sindikata për industri, energjetikë dhe miniera thotë se likuiditeti është rruga më e keqe për 850 familjet e punëtorëve pasi që kjo do të thotë se minatorët nuk do të kthehen në vendet e punës së shpejti. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button