Edhe dy opsione për shkatërrimin e armëve kimike siriane

Pas vendimit të Shqipërisë, për t’i thënë jo shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët po shqyrtojnë dy mundësi, por pa i specifikuar ato.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry – tha të hënën- se asgjë nuk ka dalë jashtë kursit, duke nënvizuar se Organizata për Ndalimin e Armeve Kimike ka kohë deri në fund të vitit për të larguar armët kimike nga Siria.

I pyetur nëse procesi ka mbetur pezull pasi asnjë vend nuk ra dakord për t’i marrë ato, Kerry tha gjatë një konference për shtyp: “Ne jemi në rrugën e duhur. Tani, një vend apo një tjetër mund të ketë shqyrtuar çështjen për t’i marrë këto armë nën juridiksionin e tyre për t’i shkatërruar. Ne nuk jemi pa alternative të tjera. Në fakt, ne mënyre aktive po ndjekim dy alternativa të tjera që na garantojnë aftësinë e plotë për të shkatërruar dhe për të përmbushur afatet”.

Shqipëria, e përballur me protesta –siç shkruan Reuters- nga grupe që kundërshtuan që vendi buzë Adriatikut dhe anëtari i NATO-s po shfrytëzohej nga Perëndimi tha javën e kaluar se është e pamundur për të marrë pjesë në këtë operacion. Mbështetur mbi planin, duhet të shkatërroheshin 1300 tone lende dhe agjente kimike.

Në muajin shtator, i përballur me kërcënimin e një goditje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, presidenti sirian, Bashar Al Assad pranoi të dorëzonte arsenalin e armeve kimike, pas një sulmi me gaz sarin që vrau qindra persona jashtë Damaskut.

Mbështetur mbi planin e miratuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike të premten në Hagë, lëndët kimike më te rrezikshme do te transportoheshin jashtë Sirisë, me 31 dhjetor dhe të shkatërroheshin nga 15 dhjetori deri më 15 mars si dhe të gjithë materialet kimike, tashme te deklaruar duhet te eliminoheshin me 30 qershor.

Lajme të ngjashme

Back to top button