Nismë e re në SHBA për mjekësinë precize

Mjekësia precize mund të bëhet baza për revolucionarizimin e trajtimit të kancerit, Alzajmerit dhe sëmundjeve të tjera që “shkaktojnë dhimbje dhe vuajtje në mbarë Shtetet e Bashkuara”- tha presidenti Barack Obama.

Ai i bëri këto komente në Shtëpinë e Bardhë, në një takim lidhur me Nismën e mjekësisë precize. Ky projekt ka të bëjë me përshtatjen e kurave dhe ilaçeve sipas individëve të veçantë.

Presidenti tha se identifikimi i sëmundjeve dhe individualizimi i trajtimeve mund të pakësojë koston dhe të rrisë efikasitetin në trajtimin e të sëmurëve.

Presidenti Obama e njoftoi fillimisht nismën prej 215 milionë dollarësh në fjalmin e tij drejtuar vendit në vitin 2015.

Ai i ka kërkuar Kongresit 309 milionë dollarë për ta fuqizuar më tej nismën vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button