Teksti – krah i njëanshmërisë

[Recension: Kryetari i zgjedhur i FR të “Besës” – krahu i Zejdit?!]

Teksti që po recensohet është tejet tendencioz dhe shkel me dy këmbë rregullat bazë të gazetarisë. Është tentuar që nga një lajm i rëndomtë i zgjedhjes së kryetarit të forumit rinor të një partie, të krijohet përshtypje përçarjeje, pa bazë konkrete. Autori raporton për “përçarje”, por nuk sjell informacione ose fakte për përçarje të tillë, përveç pohimit (të pa konfirmuar) se kryetari i forumit rinor qenka i afërt me njërin nga eksponentët e po të njëjtës parti.

rec03entireLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Kryetari i zgjedhur i FR të “Besës” – krahu i Zejdit?!

Data dhe koha e publikimit: 22.01.2016

Data e recensionit: 26.01.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Vazhdojnë përçarjet në Lëvizjen e re “Besa”?! Kjo gjendje si duket evidente ka qenë edhe në Kuvendin Themelues të Forumit Rinor të këtij subjekti parapolitik, ku kryetar i saj është zgjedhur Daim Luçi. Edhe pse në opinion dëshirojnë të duken si të bashkuar, brenda për brenda kësaj Lëvizje megjithatë “vlon” egoja dhe përçarja.

Tendenca politik vërehet qartë në paragrafin më lartë, jo vetëm për supozimet për përçarje, por edhe etiketimin e subjektit si “parapolitik”, me çka kalohet nga informimi në komentim dhe shtrembërim.

Tendencat vazhdojnë edhe më tej në tekst.

Marrim vesh se kryetari i sapozgjedhur i Forumit është i afërt me njërin nga themeluesit e Lëvizjes Skënder Rexhepi-Zejdin, (i cili nuk po fsheh si duket pretendimet për lider), ndërsa edhe kjo përzgjedhje nuk ka kaluar pa fërkime të brendshme ku është vendosur për personin e apostrofuar, Daim Luçi. Pyetja që parashtrohet tani nga qarqe të caktuara është se a po e mban peng Skënder Rexhepi- Zejdi Lëvizjen “Besa”?

Autori nuk citon asnjë burim relevant, qoftë zyrtar ose jo, për të mbështetur supozimet për përçarje dhe fërkime gjatë zgjedhjes së kryetarit të forumit rinor. Teksti përfundon me pyetjen nëse Skender Rexhepi – Zejdi po e mban peng Lëvizjen Besa. Pyetjet e tilla janë legjitime, por një gazetarë profesional duhej që këtë pyetje ta parashtronte tek të apostrofuarit – zyrtarët e Lëvizjes Besa. Pa kontaktimin e palës, teksti mbetet i vakët dhe i njëanshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button