OBSH: “Zika” nuk transmetohet nga qumështi i nënës tek foshnja

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se gratë në vendet ku janë përfshirë me virusin Zika mund të vazhdojnë t’iu japin gji foshnjave të tyre, meqë nuk është gjetur asnjë dëshmi se në këtë mënyrë virusi mund të transmetohet tek fëmijët e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Virusi Zika është shpallur si kërcënim global nga OBSH për shkak të mundësisë se lidhshmërisë me lindjen e foshnjave të cilat kanë kokë jo normale në Brazil.

Në këtë vend janë regjistruar mbi një milion infektime me virusin Zika, që përhapet në kontinentin amerikan.

Në udhëzimet e publikuara të enjten, OBSH tha se virusi Zika është gjetur në qumështin e nënës tek dy prej tyre që vuajnë nga virusi.

Por, nuk ekziston raport i cili tregon në atë se virusi mundet përmes qumështit të bartet te foshnja.

OBSH ka shtuar se ka pasur raste të foshnjave që vuajnë nga probleme të rënda neurologjike ose dëmtimit të trurit, ku pas lindjes ishin infektuar me virusin Zika.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button