Lulzim Basha: PD e vetmja pengesë e Ramës

Lulzim Basha ka reaguar përmes rrjeteve sociale për komentin e publikuar nga kryeministri Edi Rama, që e interpretoi goditjen me vezë nga demokratët në Parlament, si shterim të opozitës.

Por Lulzim Basha ka një tjetër interpretim, krejt të kundërt.

“Partia Demokratike është sot e vetmja pengesë për Edi Ramën që ta shndërrojë tërë vendin në republikë të trafikantëve, gangsterëve, vrasësve. Ai do të donte që të kishte Armando Prenga në vend të qytetarëve. Ai do donte të kishte Armando Prenga në vend të opozitës. Ai do donte të kishte Armando Prenga në vend të ndërkombëtarëve, por projekti i tij është ndërprerë”, shkruan Basha.

Në këndvështrimin e kreut të PD-së, në këtë betejë nuk janë vetëm demokratët.

“Është në fundin e tij dhe zhgërryhet edhe ca kohë me krimin. Demokratët, qytetarët, socialistët e ndershëm, të majtë e të djathtë do ta heqin këtë çiban. Duke u majmur e ngrehur, thjesht po afron theqafjen e tij”, mbyll reagimin e vet kryetari i Partisë Demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button