Rasti i Kumanovës, Prokuroria: Nuk ka qenë e nevojshme të likuidohet askush

Absolutisht nuk është e vërtetë. Pala mbrojtëse ka të gjitha argumentet të cilat i kemi edhe ne. Kështu që nëse bëhet ekspertizë e raporteve do të merrni përgjigje edhe për këtë pyetje. Kështu është përgjigjur prokurori për rastin e Kumanovës, Naum Panovski në pyetjen gazetareske se sa ka të vërtetë në atë që ka dëshmuar njëri prej të akuzuarve se dy persona janë vrarë në stacion policor, raporton Portalb.

“Nuk ka pasur nevojë që të likuidohen, nuk kanë qenë vetëm ata kryesorët. Kështu që palës mbrojtëse dhe të akuzuarve me ligj u lejohet të thonë gjithçka, por argumentet flasin dicka tjetër”, ka vazhduar prokurorja tjetër Villma Ruskoska.

Avokati mbrojtës, Naser Raufi tha se sot u vërtetua keqtrajtimi i policisë ndaj popullatës së atjeshme.

“Në seancën e sotme, ishin disa dëshmitarë afër Lagjes së trimave, të thirrur nga Prokuroria. Por u vërtetua se frika te këto persona është si pasojë e brutalitetit të policisë”, theksoi Raufi.

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e Kumanovës janë dëgjuar dëshmitarët nga lagja e Trimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button