Protestë: Deputeti meksikan zhvishet në kongres

Kongresi i Meksikës ka miratuar ligjin kontrovers me të cilin hapet sektori shtetëror i energjetikës për investime të huaja, lajmëron BBS.

Ligji i ri për energjetikë ju lejon kompanive private të naftës të kërkojnë naftë dhe 
gaz së bashku me kompaninë shtetërore Pemeks. 

Kjo ndodh për herë të parë që nga viti 1938 kur ky sektor ishte nacionalizuar.

Anëtarët e opozitës kanë bërë çmos që mos të miratohet ky ligj. Antonio Garsija Konejo, anëtarë i PRD-së, në shenjë proteste është zhveshur para të gjithëve.

“Kështu ju po e zhvishni popullin. Nuk turpërohem, ju duhet të turpëroheni, tha deputeti Koneja.

Lajme të ngjashme

Back to top button