Të gjithë të festojmë

Zgjedhja e Hashim Thaçit president ditën e premte, do te jete arsyeja kryesore që përkrahësit e tij do të grumbullohen në Prishtinë për të festuar.

Festes do ti bashkohen qytetarët nga të gjitha qytetet e Kosovës dhe festa do të jetë madhështore. Hashim Thaçi si lideri me i votuar që fitoj 6 palë zgjedhje në vendin tonë do të zgjedhet në postin me të lartë të shtetit.

Ndërsa opozita që deri dje në vendin tonë bënte protesta kundër Asociacionit dhe demarkacionit, tanimë i harroi ato kauza. Ata sonte bënë thirrje që protestën e paraparë me 27 shkurt do ta mbajnë një ditë me parë, pra me 26 shkurt, ditën e premte.

Opozita ftojë për protestë kundër Hashim Thaçit, mu në ditën kur qytetaret do të festojnë zgjedhjen e Thaçit president! A thua vallë çfarë po kërkojnë opozita?

A janë të vetëdijshëm se të njëjtën ditë që e zhvendosen protestën do të ketë festë? Çfarë do të ndodh nëse do të takohen mbështetësit e të dyja kampeve? Çka nëse ndodh përplasje mes tyre? Kush do ta marrë përgjegjësinë?

Pra janë një ser pyetjesh që opozita do të duhej të përgjigjej, por siç duket atyre nuk u intereson gjë tjetër pos destabiliteti politik dhe shkatërrimi i shtetit tonë për interesin e tyre personal.

Opozita fatkeqësisht po përdor qytetarët me qëllim të marrjes së pushtetit më dhunë sepse milioneret në protesta po flasin në emër te të varfërve, eh qe assesi nuk përfaqësojnë interesat e tyre.

Opozita në Kosovë po del që është e njëjte me opozitën pro serbe ne Mal te Zi, si për nga forma, ashtu edhe për nga veprimi, por edhe nga fjalori politik. Opozita pro serbe në Mal të Zi njëjtë kishte vendosur tenda para Kuvendit të Malit te Zi dhe nga aty kërkonin dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja, ashtu siç po kërkojnë opozita në Kosovë.

Ata njëjtë kishin bërë organizimin e protestave të dhunshme në shesh, sikurse opozita në Kosovë. Po ashtu opozita pro serbe kishte edhe kauzë të protestës demarkacionin e Malit te Zi me Kosovën.

Pra opozita në Kosovë si shembull në format dhe  veprimet e tyre nuk merre opozitat në  shtetet mike të Kosovës, por merre shembuj të opozitës pro serbe në Mal te Zi.

Siç duket opozita në vendin tonë me veprimet e tyre është duke e futur Kosovën drejtë kaosit dhe luftës civile, por shpresojmë që një gjë të tillë ta parandalojmë.

Të premten të gjithë në Kryeqytet të festojmë sepse sheshet janë publike, aq sa janë të opozitës janë edhe tonat.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Mendoj qe nuk duhet te festohet ne keto rrethana, andaj dhe thirrja juaj per feste i kontribon urrejtjes, sepse nuk mundet te kete feste derisa nuk arrijne te merren vesh politikant per te dale nga kriza…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button