Ortakia deri në besëlidhje!

Të dashur miq,

Mbrëmë Nikolla Gruevski në një farë mënyre konfirmoi ortakinë deri në besëlidhje me Ali Ahmetin. Ai tha se Ali Ahmeti ia ka dhënë fjalën se më 05 qershor me apo pa LSDM , se BDI do shkojë në zgjedhje me VMRO-DPMNE-në. Dhe se kjo besëlidhje ka qenë faktorë kyç që komiteti i Nikolla Gruevskit ka pranuar shtyrjen e zgjedhjeve.

Faktori ndërkombëtarë e ka dekonspiruar plotësisht se Ali Ahmeti atyre u shitet si partner i besueshëm ndërsa në asnjë mënyrë nuk shkëputet nga besëlidhja për ortaki me VMRO-DPMNE-në. Zgjidhja e mbrëmshme nuk nënkupton zgjidhjen e krizës por vetëm një lirim i përkohshëm i ngërçit. Asgjë nuk do të thotë se edhe kjo datë e 05 qershorit mund të jetë e besueshme për mbajtjen e zgjedhjeve sepse VMRO-DPMNE nuk ka gatishmëri që të harmonizohet ligji për mediat.

Pra KSHZ duhet ta bëjë punën e vetë teknike ndërsa protagonistët të merren vesh për ligjin mbi mediat. Nëse do të shfaqen obstruksione nga pushteti zgjedhje nuk do të ketë edhe në qershor. Pra BDI pa asnjë analizë të saktë, shumë herët i ndezi motorët për fushatë, shumë herët filloi dhe shumë herët i ndezi dritat. Praktika dëshmon se BDI motorët nga sorollatja boshe deri më tani i bëri për remont, ajo tani duhet jo të rifillojë por të ndalojë.

Miq të dashur,

Asgjë nuk varet më as nga Nikolla Gruevski as nga Zoran Zaevi as nga Ali Ahmeti e as nga Menduh Thaçi. Kapja e lidershipit të BDI-së nga VMRO-DPMNE do ti kushtojë shumë jo vetëm BDI-së si subjekt politik por edhe shqiptarëve në Maqedoni. Ali Ahmeti fjalën ia kishte dhënë edhe për 24 prill por atë nuk mundi ta mbajë, sigurinë e fortë për këtë datë, një muaj në vazhdimësi Ahmeti u mundua tua topitë në kokë edhe anëtarësisë së tij, por i zhgënjeu përfundimisht në Gostivar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button