CAT S60 është një telefon që “shikon” përtej mureve

Një telefon inteligjent dizenjuar për filmat hollivudianë. Kjo është ajo çfarë mund të ofrojë CAT S60, një telefon Android me 4G LTE dhe bateri 3,800 mAh.

Ajo që spikat në këtë telefon është kamera termale e cila mund të shfaqë një hartë nxehtësie deri në 30 m largësi. Përdoruesit mund ta shfrytëzojnë për të dalluar ambjentet e ftohëta të shtëpisë dhe identifikojë humbjen e nxehtësisë.

Për më tepër CAT S60 përmban çertifikimin IP68, që do të thotë se telefoni është rezistent ndaj ujit deri në 5 m thellësi. Ofron mbështetje për dy karta SIM dhe kartat microSD.

Moduli i kamerës është zhvilluar nga FLIR dhe bart një sensor 13 megapiksel. Të tjera karakteristika të CAT S60 janë ekrani 4.7 inç, proçesori tetë bërthamësh Qualcomm Snapdragon dhe 3GB RAM. Telefoni do të kushtojë 650 Euro dhe del në shitje në muajin Qershor, transmeton PCWorld Albanian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button