Peticioni kundër Delawies, sulm ndaj pavarësisë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, peticionin e iniciuar për largimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, e ka cilësuar sulm ndaj pavarësisë së Kosovës.

Ai në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se kjo tendencë antiamerikane në Kosovë nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Hoxhaj i ka ftuar të gjitha subjektet politike ta dënojnë këtë akt.

Ish-shefi i diplomacisë se Kosovës ka vlerësuar se frymën anti-amerikane në Kosovë po e nxit përplasja e disa subjekteve politike me bashkësinë ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button