Ismaili: Po më shkelet e drejta e imunitetit të deputetit

Gjatë kohës që zhvillohej seanca ndaj deputetëve opozitarë te Pallati i Drejtësisë, në mbështetje të tyre erdhën aktivistë nga partitë e tyre.

Para gjykatës, u soll edhe deputeti Fisnik Ismaili, i cili ndryshe nga të tjerët, ishte edhe i prangosur.

Ismaili tha se atij gjatë arrestimit i është shkelur e drejta e imunitetit. Ai tha se për këtë gjë u ankuan në Gjykatë, por sipas tij, kjo ankesë u shpërfill nga kjo e fundit.

“Ky është një vendimi politik dhe është i padrejtë. Gjithmonë, në çdo moment gjatë arrestimit tim të parë më është shkelur e drejta e imunitetit. Këtë e kemi ngritur edhe në gjykatë por është shpërfillur”, tha Isamilit pas vendimit.

Të njëjtën gjë e tha edhe avokati i Fisnik Ismailit, Betim Shala. Sipas tij, deputetit Ismaili i është shkelur e drejta e imunitetit të deputetit, pasi veprat e tij shtrihen në këtë fushëveprime, pasi janë kryer brenda Kuvendit të Kosovës. Ismailit iu shqiptua masa e arrestit shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button