Mbi kulmin e çmendurisë, tejkalohet Jabllanoviq!

Një njeri që kërkon gjak, në demokraci do të duhej të shkarkohej nga pozita që ka dhe sigurisht që do të ishte më i padëshirueshmi për President. Fillimi i mandatit të qeverisë PDK-LDK i dha mundësin ministrit serb (në qeverinë e Kosovës) t’i fyej qytetarët (fillim shokues). Themi ju dha mundësia sepse, kjo fyerje nuk i pengonte vetëm qeveritarët, përderisa të gjithë qytetarët ndiheshin më keq së të fyer.

Fyerje që shkaktoj protesta të shumta. Pa të cilat protesta Jabllanoviq do te vazhdonte të ishte ministër. Fillim ngecës dhe vazhdim me hapa mbrapa ishte “suksesi” i deri më tashëm i këtij koalicioni. Shumë gabime (nëse mund ti quajmë gabime) bëri kjo qeveri. Qeveri që u shndërrua në ankth për qytetarët, qeveri që vështirësoj jetën edhe ashtu të vështirësuar të qytetarëve. Dështime në diplomaci, zhvillim ekonomik, punësim, jo investitor të jashtëm, rritje e korrupsionit…

Të gjithave këtyre dështimeve Kryeministri ju përgjigjej me fyerje ,duke ia shtuar edhe buzëqeshjen fyese. Papërgjegjësi dhe fyerje na dhuroj vazhdimisht edhe pse atij do të duhej ti “dhembte lukthi” nga përgjegjësia. Mungesa e suksesit për ne, ishte sukses për ata që me krejt qenien angazhohen kundër nesh. Kjo qeveri ishte aktive, e suksesshme dhe konkrete vetëm në llogarinë e shtetit serb! Konkretësi që shqetësoj të gjithë, e që në rrugë shumë herë nxori me dhjetëra mijëra qytetarë.

Karakteristik, kjo qeveri thotë se respekton ligjet, përderisa këmbët ia shohim mbi kushtetutën! Prandaj, kur qytetarët reagojnë kundër kësaj shkelje, këta “respektues” ligji i fyejnë dhe kercënojne “Ne ishum këtu 20 metra n’distancë me ta, nuk erdhen, i pritum, kësaj radhe kishim vendosur mos mi prit me kafe po me jav dhan përgjigjen e merituar dhe si u larguan, me bisht nën shalë, si qyqar”.

A u tejkalua fyerja e Jabllanoviqit? Shembullin e një ministri fyes e ndjek madje e tejkalon Zëvendës Kryeministri – Ministri i Jashtëm i Kosovës. Ai qartazi kërkonte gjak! Ai qartazi dëshiron të bëhet President! Një njeri që kërkon gjak, në demokraci do të duhej të shkarkohej nga pozita që ka dhe sigurisht që do të ishte më i padëshirueshmi për President.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button