Stevço Jakimovski: KSHZ-ja është organ politik

Kryetari i komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski në emisionin “10Minuta” në TV21 tha se “Maqedonia mund të destabilizohet prandaj i nevojiten institucione stabile dhe funksionale. Duke e komentuar mbi Komisioni shtetëror zgjedhor, Jakimovski tha se KSHZ-ja është organ politik i cili duhet të riorganizohet. Sipas tij, komisioni zgjedhor duhet të përbëhet prej gjykatësve të dëshmuar.

“Ata janë organe ndihmëse të cilët marrin rroga prej 1300 eurove prej qytetarëve dhe pas çdo zgjedhjeve i ndajnë nga 20 – 30 mijë euro dhe askush nuk mund t’i pyes, çfarë pune bëni ju”, u shpreh Jakimovski.

Jakimovski tha se në zgjedhjet e ardhshme, partia e tij GROM do të dalë e vetme, por nuk e përjashton mundësinë që pas zgjedhjeve të bëjë koalicion me partitë opozitare.

Duke i komentuar protestat e banorëve të Karposhit për ruajtjen e gjelbërimit, ai e përsëriti qëndrimin e tij duke thënë se në Karposh 4 nuk do të ndërtohet.

“Me përgjegjësi të plotë themi se në Karposh 4 askush as që ka pasur qëllim e as që do të ndodhë që dikush të ndërtojnë në hapësirat e gjelbra.  Nuk as mundësi për ndërtim prej rrugës Nikolla Parapunov e deri te bulevardi Aradhat Partinzane në hapësirat e gjelbra”, shtoi ai.

Jakimovski mbetet në qëndrimin se banorët të cilët protestojnë janë të manipuluar prej LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button