Albulena Haxhiu në gjendje të rëndë shëndetësore pas alivanosjes
Albulena Haxhiu u lëndua derisa po hynte në Kuvend në përpjekje për t’i ikur sigurimit që dyshonte për lotsjellës.
Ajo është duke u trajtuar në QKUK.
Mjekja kujdestare Nerxhivane Halimi tha se deputetja e “Vetëvendosjes” nuk ka ardhur e alivanosur.
Megjithatë, gjendjen e saj shëndetësore ajo e vlerësoi jo të mirë.
“Ka gjendje jo të mirë shëndetësore. E kanë dërgu për ekzaminim të kokës,” tha Halimi.
Alban Krasniqi, bashkëshorti i deputetes Haxhiu, sipas gazetares së KALLXO.com nuk është lejuar ta vizitojë atë.
Ai është nxjerrë jashtë nga policia, ndërsa ka fyer forcat e rendit.
Mediet dhe askush tjetër nuk po lejohen të hyjnë në emergjencë, derisa deputetja të trajtohet.