Nënshkruhet marrëveshje për bashkpunim ndërkufitarë mes Maqedonisë dhe Kosovës

Ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani dhe Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa në emër të Qeverisë së Kosovës, nënshkruan memorandum bashkëpunimi  ndërkufitarë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës  për implementimin e IPA programit  të BE-së.

Mundësi që sipas Shabanit deri në vitin 2020 të financohen një numër i madh projektesh të reja në rajonet ndërkufitare të të dy vendeve. Në kuadër të IPA programit për bashkëpunim ndërkufitarë Bashkimi Evropian siguron 8,4 milionë euro. Mjete të cilat sipas, Shabanit do të ju qëndrojnë në dispozicion komunave, organizatave joqeveritare, asociacioneve të biznesit dhe subjekteve tjera jo profitabile të rajoneve ndërkufitare në të dy vendet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button