Publicisti këmbngulës për Atdhetarin e harruar dr. Nexhat Agolli!

Ditëve të fundit nga kureshtja sigurova librin “Nexhat Agolli Atdhetar i harruar”. Autori i kësaj monografie politikologu dhe publicisti Mahi Nesimi thuaj se i vetmi , në vitin 2012 e nxori këtë materijal mbi misterin e Nexhat Agollit.

Autori me të drejtë konstaton se rrugëtimi për të ardhur në materijale të besueshëme ka qenë i vështirë. Kjo krejt ka të bëjë me faktin se Nexhat Agolli Ministri i asistencës sociale dhe nënkryetar i Qeverisë së parë të atëhershëme në Maqedoni edhe pas gjashtëdhjetepesë viteve, likuidimi i kësaj figure emblematike mbetet mister.

Autori i monografis në mënyrë të spikatur ka shkuar gjurmëve jetësore dhe veprimtaris të dibranit të madh Nexhat Agollit pas Luftës së Dytë Botërore.

Nexhat Agolli atë botë ishte doktor i shkencave të drejtësisë, andaj horizonti i njohurive të tij ka qenë hal në sy nga establishmenti maqedonas dhe në veçanti nga OZNA-ja dhe UDB-ja e atëhershme.

* * *

Nexhat Agolli sipas investigimit të publicistit dhe nga dokumentet e prezantuara, të gjitha indikacionet çojn në përfundim se ai është likuiduar vetëm për shkak të qëndrimeve parimore; se shqiptarët e Maqedonisë duhet të bëhen qytetarë të barabart me maqedonasit; se duhet të kenë shkollat e veta në gjuhën amëtare ; se duhet të kultivojnë traditat e veta; se duhet të ruajn dhe zhvillojnë gjuhën e kulturën e vetë; se duhet të flakin dualizmat e imponuara rreth përkatsis kombëtare dhe fetare; se duhet përkrahin nevojën për qytetrim evropian; se duhet të bëhen pjesë e institucioneve shtetërore; se duhet barabarsisht të kontribuojnë në të gjitha segmentet e sistemit, dhe shumëçka tjetër që e karakterizon një popull që ka për qëllim zhvillimin e papengueshëm drejt civilizimit dhe ndërtimit të shoqërisë përparimtare demokratike.

Pikpamjet nga të cilat udhëhiqej ai, i kishin përqafuar të gjithë veprimtarët dhe nacionalistët shqiptarë në ish Jugosllavin, posaçërisht ato që në luftë u nisën të bindur në idealet për barabarësi.

Dr. Nexhat Agolli me vendim të presediumit të Kuvendit Popullorë të Pepublikës Popullore të Maqedonisë në maj të vitit 1948 shkarkohet nga detyra Ministër për kujdes social dhe në vend të tij emërohet Reis Shaqiri.

Dr. Nexhat Agollit pushteti i atëhershëm dhe shërbimet sekrete e kanë hetuar në vazhdimësi dhe ata konkludojn se gjoja Agolli ka rëshqitur në mbjelljen e thellë të shovinizmit shqiptaromadh, dhe se ai atë e bën me vetëdije te një pjesë e popullatës shqiptare. Hetimet partiake komuniste konkludojn se Agolli krijon huti dhe mosbesim te shqiptarët ndaj pushtetit popullorë. Rënon vllazërim – bashkimin e popullit maqedonas dhe pakicës shqiptare në Maqedoni. Madje, se Agolli paska paraqitur ambicie të sëmura dhe dëshirë që të krijohet opinion se ai është mbrojtës i shqiptarëve, për çka njerëzit i ka lidhur për vete e jo për partinë e pushtetin popullorë.

Si rjedhojë e këtyre konstatimeve dr. Nexhat Agolli shkarkohet nga partia dhe siç tham edhe më lartë edhe nga funksioni i ministrit pët çështje sociale.

* * *

Miqë të dashur, publicisti Mahi Nesimi për këtë figur emblematike dhe në përgjithësi për vëllezërit Agolli pas pluralizmit në Maqedoni në gazetën ,, Flaka“ për opinion etabloi një fejton të gjatë.

Ajo që më bëri përshtypje në investigimin e materijaleve, ndonëse të pakta por autori dhe askush tjetër deri më tani nuk ka mundur të ketë qasje në dokumentacione tjera sepse sipas gjitha gjasave rregjimet kanë fshehur ose zhdukur faktet të cilat mund të të çojnë drejt konstatimit se dr. Nexhat Agolli është likuiduar nga rregjimi.

* * *

Publicisti Mahi Nesimi në mënyrën më elegante dhe me qytetari, në mars të vitit 2011 me letër – Kërkesë i drejtohet atëherë Ministreshës për Punë të Brendshëme të RM-së Gordana Jankullovska, që për shkak të kompletimit të monografisë për Agollin ti mundësohet materijali në dosjen e dr. Agollit ate çka posedon ky digaster. Por, Jankullovska dhe Sasho Mihajllkov nuk i përgjigjen publicistit Nesimi me muaj të tëra. Mirëpo autori i monografisë mbetet këmbngulës dhe për këtë përsëri në vitin 2011 Ministreshës Gordana Jankullovska i drejtohet me një tjetër shkresë në të cilën lëndën autori i monografisë e përcakton urgjencë. Në këtë urgjencë publicisti Nesimi në mënyrë eksplicite e atakon ministreshën se i shtyrë nga nevoja për sigurimin e atij materijali për përmbushjen e standardeve profesionale, nëse Ju nuk ndërmerni hapa përkatës, do të jem i detyruar që këtë korespodencë me Ju ta zhvilloj publikisht nëpërmjet mediumeve, me rrespekt shkruan Mahi Nesimi.

Dhe pas kësaj ministresha i përgjigjet me letër se gjoja ky digaster nuk posedon materijale për këtë personalitet dhe se duhet drejtuar Arkivit Shtetërorë. Dhe kështu autori vazhdon tek arkivi të kërkojë qasje në dosjen Agolli.

Pra, dr.Nexhat Agolli atëbotë bastiset, torturohet, burgoset dhe këto pak dokumenta të OZNA-së dhe UDB-së e paraqesin si ,, I ARATISUR “ në fakt atëherë e sotë këto materijale tregojn qartë se ai është i likuiduar, por akoma nuk ka të dhëna se ku mbetën eshtërat e dr.Nexhat Agollit.

* * *

Miq të dashur, këmbngulësia dhe profesionalizmi i publicistit Mahi Nesimi sipas gjitha gjasave MPB –në dhe policinë sekrete me ,,dhomën e përgjimeve,, të kryesuar nga Sasho Mihajllokov, është mendimi im personal, si duket ka qenë motivi se nëse ky publicist don të zbardh këtë likuidim atëherë ne pse mos të ja nximë një të kaluar të tij.

Të dashur miq, publicisti Mahi Nesimi vetëm me një ,,beleshk të pshurt ,, prej pesë reshtave të konstruuar atë kohë për këtë intelektual e lustruan me tendencë pa asnjë fakt ( shihni – komisionin e lustrimit ). Mirëpo drejtësia përsëri doli, sepse thonë – Ajo mund të vonohet, por herëdo kurdo arinë -.

Autori me të drejt këtë monografi e titulloj “Nexhat Agolli Atdhetar i harruar”.

Miq të dashur, ju sugjeroj me dashamirësin më të madhe që kujdo ti bjer në dorë kjo monografi mos e leni pa lexuar, në mos tjetër do të keni më shumë kuptim për projektin “Shkupi 2014” dhe do tju ndihmoj që të mos bëni SELFIE në vend të gabuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button