Obama, vizitë historike në Kubë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të vizitojë Kubën. Do të jetë kjo vizita e parë e një presidenti amerikan në ishullin komunist në afro nëntë dekada. Udhëtimi i Obamës në Kubë do të jetë pjesë e një turneu në Amerikën Latine, në muajin mars, kanë bërë të ditur zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, njofton Alsat M.

Në vitin 2014, Obama dhe presidenti i Kubës, Raul Castro, kanë bërë të ditur se do të nisin normalizimin e marrëdhënieve pas gjysmë shekulli armiqësi. Të dyja vendet, qysh atëherë, kanë rivendosur marrëdhënie tregtare dhe diplomatike. Calvin Coolidge ka qenë presidenti i fundit i SHBA-së që ka vizituar Kubën më 1928.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button