OKB-ja do të hedh ndihma nga ajri në Siri

Këshilltari i Përfaqësuesit Special të OKB-së për Sirinë Staffan de Mistura i cili kryesoi takimet në Gjenevë të Grupit Ndërkombëtar Mbështetës për Sirinë (ISSG) dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Refugjatëve të Norvegjisë Jan Egeland tha se brenda 24 orëve të fundit në Siri kanë dërguar 114 kamionë me ndihma humanitare për 80 mijë persona në 5 rajone të cilat ndodhen nën bllokadë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu është planifikuar për të hedhur ndihma humanitare nga ajri për 200 mijë persona të cilët ndodhen në qytetin Deirizor i cili ende është nën kontrollin e organizatës terroriste DAESH.

Në konferencën për mediat pas takimit të dytë i mbajtur nga ISSG në Gjenevë me qëllim të dërgimit të ndihmave humanitare në Siri, Egeland tha se ndjehet i lumtur që kanë arritur përparime.

“Brenda 24 orëve të fundit në Siri kemi dërguar 114 kamionë me ndihma humanitare për 80 mijë persona në 5 rajone të cilat ndodhen nën bllokadë. Këto janë ende fillimi i punimeve tona. Brenda një jave duhet të dërgojmë ndihma humanite edhe në zonat e tjera nën bllokadë deri në takimin e ardhshëm”, tha ai.

Egeland ka vënë në dukje se “shpresojmë se do të arrijmë përparime edhe për dërgimin e ndihmave humanitare për 200 mijë njerëz në rajonin Deirizor i cili ndodhet nën kontrollin e DAESH-it. Dhe, kjo mund të kryhet duke i lëshuar ndihmat nga ajri. Programi Botëror i Ushqimit po punon në këtë plan”.

“Në Siri ndodhen afërsisht 18 rajone të cilat janë nën bllokadë dhe në 5 prej këtyre kanë arritur të dërgojnë ndihma, ndërsa kemi shpresë që në ditët në vijim të dërgojmë ndihma humanitare edhe në rajonet tjera” ka theksuar Egeland.

Sipas tij, në rajonet nën bllokadë duhet të ketë qasje të vazhdueshme për dërgimin e ndihmave për shpëtimin e jetëve. “Nuk lejohen kalimet e disa produkteve medicinale. Duhet të lejohen të gjitha ndihmat humanitare duke përfshirë edhe produktet medicinale”, thotë ai.

Jan Egeland tha se synojmë të mbërrijmë tek 480 mijë njerëzit që ndodhen nën bllokadë dhe se ky është vetëm hapi i parë. “Dëshirojmë të dërgojmë ndihma ushqimore për miliona njerëz të cilët ndodhen në zona të vështira për të arritur”, thekson Egeland.

Ditën e mërkurë të javës së ardhshme pritet që anëtarët e ISSG-së të mblidhen sërish në Gjenevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button