Merkel: Qëndrimi i Britanisë në BE, në interes të Gjermanisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se është në interesin e vendit të saj që Britania të qëndrojë në Bashkimin Europian.

Zonja Merkel i tha ligjvënësve gjermanë të mërkurën se shumë nga propozimet e kryeministrit britanik David Cameron për reformat e BE-së janë “të justifikueshme dhe të nevojshme”.
Në një takim të BE-së të enjten dhe të premten në Bruksel do të diskutohet lidhur me propozimet e Britanisë dhe kundërpropozimet e Bashkimit Europian, me qëllim që të arrihet një marrëveshje për ta mbajtur Britaninë në grupin prej 28 vendesh, njofton Alsat M.

Zonja Merkel foli me tone pozitive për mundësinë e një marrëveshjeje që do t’i kënaqte të dyja palët.

Udhëheqës të tjerë të BE-së shprehën dje përkushtimin e tyre për ta ndihmuar Britaninë të qëndrojë në bllok.

Partia Konservatore e zotit Cameron është zotuar të mbajë një referendum kombëtar deri në fund të vitit 2017, lidhur me vazhdimin e qëndrimit të vendit ai anëtar i Bashkimit Europian.

Valls: Largimi i Londrës nga BE-ja, një goditje e rëndë për Evropën

Kryeministri francez, Manuel Valls u shpreh sot se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të përbënte një goditje të rëndë për Evropën duke tërhequr gjithë vëmendjen ndaj këtij kontinenti.

”A është e mundur arritja e një marrëveshjeje për qëndrimin e Britanisë së Madhe gjatë samitit dyditor që pritet të nisë nesër?”, pyet Valls.

“Ne kemi besim dhe shpresë, pasi largimi i Britanisë së Madhe do të ishte një goditje e rëndë për Evropën, por kryesisht një goditje e rëndë në këndvështrimin e mbarë botës, duke tërhequr gjithë vëmendjen nga Evropa, e cila do të përfshihet në këtë mënyrë në një situatë vërtetë kaotike”, deklaroi Manuel Valls në Asamblenë e Përgjithshme franceze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button