Rritet mbështetja për Donald Trump

Tashmë nuk është më një rastësi dhe ashtu siç e treguan edhe zgjedhjet paraprake të New Hampshire, Donald Trump është kandidati kryesor mes republikanëve për të qenë emërimi përfundimtar në garën për Shtëpinë e Bardhë, transmeton Top Channel.

Një anketë e Universitetit Quinnipiac, e publikuar këtë të mërkurë, arriti në përfundim që Donald Trump jo vetëm që vazhdon të gëzojë mbështetjen më të madhe në radhët e republikanëve, por edhe e ka thelluar atë në krahasim me 2 javë më parë.

Sipas kësaj ankete, Trump gëzon 39 përqind të mbështetjes, ndjekur nga Marco Rubio me 19 përqind dhe Ted Cruz me 18 përqind. Mbështetja ndaj miliarderit njujorkez është rritur me 8 pikë përqindjeje në krahasim me sondazhin e fundit të kryer nga ky universitet në fillim të muajit shkurt.

Asgjë e rë nga fronti i demokratëve. Hillary Clinton dhe Bernie Sanders gëzojnë një mbështetje thuajse të barabartë dhe kjo u pa edhe në zgjedhjet e New Hampshire, ku Sanders fitoi me një grusht votash më shumë se sa ish-Sekretarja e Shtetit.

Sfida e radhës për republikanët zhvillohet në Karolinën e Jugut, ndërsa demokratët në Nevada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button