Luan Tresi: Akoma nuk është koha për koalicione ndëretnike

Zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi në emisionin “10 minuta” të televizionit 21  tha se partia e tyre e përkrahë punën e Prokurores Speciale dhe se besojnë se çështja “Titanik” dhe të tjerat që do të dalin në pah më vonë, do të kenë zgjidhje.

Lidhur me refuzimin e paraburgimit për të dyshuarit në rastin “Titanik”, zëdhënësi i PDSH-së nënvizoi se kjo tregon se gjykatat janë marrë me raste të montuara.

“Shpresojmë se do të argumentojmë pohimet tona që i kemi thënë edhe më parë se këto gjykata kryesisht janë marrë me raste të montuara politike, ku kryesisht kanë pësuar shqiptarët”, tha Luan Tresi, Zëdhënës i PDSH.

Lidhur me zgjedhjet e parakohshme, Tresi theksoi se do përkrahet vendimi i faktorit ndërkombëtarë.

Ai ndër të tjera ka komentuar edhe koalicionet e mundshme me partitë e reja opozitare. Ai tha se PDSH çdoherë ka qenë e hapur për çdokënd që pranon platformën e saj. Por ai tha se akoma nuk është koha për koalicione ndëretnike.

“Mendoj se ende nuk ka ardhur koha për të tilla koalicioneve. Ne si parti opozitare shqiptare përfaqësojmë shqiptarët dhe jemi në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, dhe mendojmë se ende nuk janë krijuar kushtet për një hap të tillë”, shtoi ai.

Duke komentuar përurimin e monumenteve të në lokacione të ndryshme nga BDI, zëdhënësi i PDSH-së, tha se me veprime të tilla, VMRO-DPMNE dhe BDI, po tentojnë të largojnë vëmendjen nga aferat korruptive. Sipas tij, njerëzve të administratës u bëhet presion për të dalë në sheshe.

Tresi tha se shpreson se do të arrihet marrëveshje sa i përket reformave në media, duke përfshirë edhe kërkesat e partisë së tyre për ndryshimin e emrit të RTVM-së dhe 24 orë program në kanalin e dytë të këtij servisi publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button