A ka qenë Car Dushani gjakësor i Shqiptarëve ose jo?

Branko Gjorgjevski, kolumnë – “Cari me veshje politike”, Dnevnik
Po të kishte takime mes historianëve Serb dhe Shqiptar, me siguri se deri tani do të qartësoheshin edhe shumë nga kontroverset për Car Dushanin. Konkretisht edhe për çështjen se a ka qenë ose jo tirani dhe gjakësori i Arbanasve të dikurshëm, Shqiptarëve të sotshëm.

Lindita Kadriu, kolumnë – “ Luksi me para të popullit është kiç”. Dnevnik
Në një vend të varfër luksi me para të popullit vetvetiu paraqet  harxhim të paarsyeshëm, nuk duket mirë dhe nuk flet mirë. Dhe, sa më i varfër vendi, aq më të pasur zyrtarët. 

Iskra Koroveshovska, koment – “BE mbulohet me konsensusin për Maqedoni?”, Dnevnik
BE na mbështet, por vetën nëse afrohemi deri te familja evropiane. Patjetër ti pranojmë kushtet e Greqisë, ta ndryshojmë emrin dhe identitetin. Duke luajtur mbi kartën teknike se për vendim është i domosdoshëm konsensus, BE ik nga përgjegjësia.

Nano Ruzhin, kolumnë –“Miku ynë i dashur Viktor Orban”, Utrinski Vesnik
Popullisti karizmatik, prej centristi modern gradualisht inklinoi kah nacionalizmi dhe shpejt kuptoi se për shumicën e Hungarezëve e kaluara dhe mitet kanë domethënie shumë më të madhe se sa e sotmja.

Erol Rizaov, kolumnë –“ Kur më së shumti na rritet”, Utrinski Vesnik
Peshqit çdo herë me së shumti rriten të hënën, kur peshkatarët tregojnë për peshkimin e tyre, njësoj si që është normal të besojmë se çdo gjë tjetër na rritet më së shpejti para zgjedhjeve, ashtu si na tregojnë përralla të mrekullueshme politikanët.

Gordana Duvnjak, kolumnë – “ E drejta për jetë dinjitoze”, Utrinski Vesnik
Maqedonia u kritikua mjaft nga bashkësia ndërkombëtare për lirinë e shprehjes dhe shtypin e lirë. Paraburgimi i gazetarit Kezharovski shkaktoi brengosje serioze. Po keqpërdoret lustrimi për trajtimin me të gjithë që mendojnë ndryshe. Diskriminimi ka zënë rrënjë të thella në bashkësinë LGBT.

Ivana Kostovska, kolumnë – “Çfarë do ta kishim pyetur Herman van Rompuj?”, Dnevnik
Nuk kemi pse ta pyesim van Rompuj për emrin sepse e dimë se çfarë përgjigje mundemi të presim. Veprim utopik, por në Greqi ndryshimet e gjeneratave do të sjellin shtypjen e egoizmit nacionalist.

Ivor Mickovski, kolumnë –“ Ta rrënojmë regjimin e jo përmendoret” Sloboden Peçat
Simbolet bien pasi të bie regjimi. Tek ne ndërtimet e regjimit nuk e simbolizojnë vetëm fuqinë totalitare dhe statusin mbretëror të Gruevskit, ato janë diçka më shumë, simbole të një historie antishtetërore, antimaqedonase, megalomane.

Lajme të ngjashme

Back to top button