BDI-Asnjë vendim për car Dushanin, kongresi mbahet në qershor

Edhe pse duhej të mbahej në nëntor, kongresi i tretë i Bashkimit Demokratik për Integrim do të mbahet më datë 5 Qershor 2014. Sekretari gjeneral, Abdulaqim Ademi  është caktuar kryetar i Këshillit organizativ për organizimin e kongresit.

Si temë qendrore, BDI kishte shqyrtimin e raportit te Këshillit për organizimin e zgjedhjeve të brendshme partiake,  me theks në mbarëvajtjen dhe dinamikën e realizimit të proceseve zgjedhore ne nivel të degëve të kësaj partie.

Si që theksoi më herët Portalb, në këtë mbledhje ne rend të ditës nuk ka qenë çështja e statujës së Car Dushanit dhe nuk është marrë ndonjë vendim të partisë për këtë çështje, ndryshe nga ajo që lajmëroi kryetari i Çairit, Izet Mexhiti.

Në mbledhje, si që thekson kjo pari, BDI ka bërë një analizë të përfaqësimit të drejtë nëpër institucione dhe kompani dhe sipas tyre, është kërkuar të vazhdojë kontrolli ndaj institucioneve për përfaqësimin e drejtë.

“Këshilli kërkoi nga strukturat kompetente të vazhdojnë me kontrollin, mbikëqyrjen dhe angazhimin e institucioneve shtetërore ne rritjen e përfaqësimit por edhe nxitjen e kontaktit me kompani te mëdha private që po investojnë në vend që të kenë parasysh përfaqsimin e drejt të qytetarëve gjatë zhvillimit të punës së tyre” thuhet në kumtesën e kësaj partie.

Gjatë mbledhjes së mbrëmshme u shpallën zgjedhjet në Forumin Rinor dhe në Forumin e Gruas së kësaj partie. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button