“Titanik” lundron në labirintin e kërkesave – vendime dhe ankesa

Siç u tregua këto ditë, Gjykata penale Shkupi 1 deri në detajin e fundit do ta menaxhoj procedurën dhe do të zvarrit vendimmarrjen lidhur me ankesat e Prokurorisë speciale publike për vendimet e gjykatësit me procedurë paraprake që mos t’u shqiptoj masën e paraburgimit të dyshuarve në rastin “Titanik”, njofton Portalb.

Praktikisht, prej ditës së premte, pas konferencës së PSP, filluan të skadojnë afatet që përmbajnë procedura sipas skemës në vijim:

Kërkesë për paraburgim  marrje në pyetje vendim nga gjykata ankesë nga PSP ose avokatët vendim nga Këshilli i gjykatësve ankesë nga PSP ose nga avokatët vendim nga Apeli. 

Gjykatësi me procedurë paraprake, pas marrjes në pyetje prej disa orëve, dje vendosi që të refuzoj kërkesën e PSP dhe të mos u shqiptoj masën e paraburgimit ish ministres Gordana Jankulloska dhe sekretarit të Qeverisë, Kiril Bozhinovski. Identik ishte vendimi i gjykatës edhe për ish ministrin e transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski dhe kryetari i komunës Pustec, Edmond Temelko.

Prokurorja speciale dhe ekipi i saj tanimë kanë dorëzuar ankesa për vendimet e Janakieskit dhe Temelkos ndërsa këtë të drejtë juridike sipas gjitha gjasave PSP do ta shfrytëzoj edhe për Jankulloskës dhe Bozhinovskin dhe do të kërkoj nga gjykata t’i verifikoj vendimet e gjykatësit me procedurë paraprake. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button