“Nëse sulmet e djeshme në Siri janë të qëllimshme, mund të konsiderohen krime lufte”

Organizata e Kombeve të Bashkuara, deklaroi se në rast se dëshmohet se sulmet e djeshme në Siri kundër spitaleve dhe shkollave janë bërë me qëllim, mund të konsiderohen si “krime lufte”, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Rupert Colville në konferencën për shtyp në zyrën e OKB-së në Gjenevë theksoi se në rast se dëshmohet se sulmet janë bërë nga Rusia ose regjimi sirian, këto shtete mund të akuzohen për krime lufte.

Zëdhënësi Colville tha se: “Sulmet e djeshme kundrejt spitaleve dhe shkollave në Siri, mund të konsiderohet si ‘krimë lufte’ nëse dëshmohet se janë të qëllimshme”.

“Niveli i shënjestrimit të spitaleve dhe shkollave në Siri, tregon se kjo përdoret si ‘luftë taktike’ “, tha ai.

Organizata e Mjekëve pa Kufi kishte njoftuar se si pasojë e sulmit kundrejt një spitali në Ma’arat Al Numan të Idlibit në Siri, e cila mbështetet nga vet organizata, humbën jetën më së paku 7 persona ndër të cilët gjenden edhe punonjësit e shëndetësisë, ndërsa janë të shqetësuar se 8 persona të tjerë me të cilët ende nuk kanë kontakt të mund të kenë vdekur.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) kishte njoftuar se dje në Siri janë sulmuar 5 spitale dhe 2 shkolla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button