Pushteti, ja kalon edhe patriotizmit

Patriotizmi dhe fuqia për të treguar se jemi edhe ne prezent në realizimin e projekteve, me sa shihet edhe nga reagimet e popullatës ‘’u ka dalë ngjyra’’ dhe nuk ju besojnë më.

Është për të ardhur keq, që bashkatdhetarin tënd të tentosh, ta manipulosh me elemente që tanimë, ne si shqipëtar i kemi arritur.

Banorëve shqiptarë të Shkupit por edhe në të gjithë Maqedoninë, ju duhet punësim dhe mirëqenie ekonomike, dhe jo simbole pasiqë ne ato i posedojmë tashmë dhe nuk ka ndonjë arsye, që të vëndosen gjëra të tilla. Por nësë është e nevojshmë që të vendosen, atëherë nëse janë kaq patriot këta udhëheqësit tanë, pse nuk e vendosin këtë Shqiponjë me të njejtën madhësi, si kryqi gjigand që ndodhet në Shkup.

Këta me sa shihet e kanë humbur kontaktin me realitetin, a nuk janë në gjendje ta vërejnë se, në të gjitha vendbanimet Shqiptare, ka ngelur një numër shumë I vogël i të rinjve, të cilët përçdo ditë e më shumë largohen nga ky vend.

A nuk jeni të vetëdijshëm se jeni bërë Bajat, siç thonë Shqipëtarët e Kosovës, a nuk ju mjaftuan këta funksione dhe kjo periudhë kohore për të ndryshuar ndonjë gjë, edhe sa duhet të presim, edhe sa duhet të lejojmë të largohen të rinjtë dhe pastaj të shesim pallavra se, rinia është me ne, këta janë me ne, ata janë me ne.

Besoj se duhet tu thuhet Mjaft premtimeve, ku i keni realizimet, ku i keni përfundimet e projekteve, mbi çfarë baze do ta manipuloni popullatën përsëri.

Nëse kaq shumë e doni pushtetin, do të ua japim edhe për 20 vite të tjera, por vetëm që të mos pasuroheni vetëm ju, le të pasurohet paksa edhe populli, le ta ndjejnë edhe ata se, është më mirë kur kanë një mirëqenjë ekonomike.

Është shekulli XXI dhe pushtetarët tanë, si dhuratë popullit ju sjellin nga një Shqiponjë dhe nga një Përmendore, që edhe vet mbase nuk e dijnë se si patën fuqi, që Isa Boletini ta vendosin aty ku ata e lanë, është për të ardhur keq që figurat kombëtare, në dorën e kujt kanë rënë.

Pavarsishtë se shumë gjëra nuk janë bërë, përsëri thuan që në do fitojmë, por së pari duhet të paktën ta pyesësh qytetarin se a të përkrah, dhe me këtë që po shikojmë, nuk ka më vlerë qytetari por vetëm pushteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button