Presidentja e Maltës viziton Kosovën
Me ftesë të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga sot vjen në vizitë në kosovë homologja e saj nga Malta Marie Louise Coleiro Preca.
Me këtë rast, shefja e shtetit të Kosovës organizon pritje zyrtare me rastin e vizitës në vendin tonë të presidentes së Maltës, ku do të mbahet edhe një takimi bilateral i të dy Presidenteve dhe delegacioneve të tyre.
Marie Louise Coleiro Preca gjithashtu do të takohet me kryekuvendarin Kadri Veseli dhe me kryeministrin Isa Mustafa, transmeton Klan Kosova.