Ukraina dhe Rusia ndaluan qarkullimin e automjeteve transportuese

Kievi zyrtar sot ka vendosur ndalesë ndaj qarkullimit të kamionëve transportues rusë në territorin e Ukrainës, bëri të ditur kryeministri i këtij vendi Arseniy Yatsenyuk, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi i autoriteteve ukrainase vijoi pasi Rusia ka ndalur 152 automjete transportuese ukrainase dhe ndaloi hyrjen e tyre në territorin rus, ndërsa këtë e bëri të dielën pasi dhjetëra automjete transportuese ruse u bllokuan në perëndim të Ukrainës, përgjatë kufirit me Bjellorusinë dhe vendet perëndimore.

Yatsenyuk tha se ndalesa e hyrjes së kamionëve rusë do të hiqet kur autoritetet e Moskës të vendosin t’i lejojnë automjetet transportuese ukrainase përmes kufirit të tyre.

Kamionët rusë shumë shpesh kanë hyrë përmes Ukrainës sepse nuk ishin në mundësi që të përdorin Poloninë si vend transit. Marrëdhëniet mes Moskës dhe Kievit janë përkeqësuar për shkak të aneksimit të Krimesë dhe luftës në pjesën lindore të Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button