VOA habitet me Presidentin Nishani

Takimi i kësaj të diele i presidentit të Shqipërisë te shkallët e avionit, mund të jetë më i çuditshmi që ndonjë kryetar shteti i ka lejuar vetes.

Edhe për zyrtarët amerikanë të trajtojnë një President me vetëm pesë minuta takim në pistën e aeroportit duhet të jetë e rrallë, në mos unike.

Në axhendën e takimeve zyrtare të Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry gjatë ditës së djeshme në Tiranë, ishin fiksuar vetëm takimet me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Por presidenti i Republikës Bujar Nishani, i surprizoi të gjithë kur u shfaq në shkallët e avionit në Rinas.

Zëri i Amerikës e ka konsideruar si “një gjest i pazakontë nga pikëpamja protokollare”.

Kerry dhe Nishani biseduan në këmbë për rreth 5 minuta, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori Donald Lu.

Më pas, Kerry i dha dorën e “ndarjes” Presidentit, çka do të thotë se takimi i tyre përfundonte aty.

Pas kësaj, eskorta e shefit të diplomacisë amerikane u nis drejt Tiranës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button