Tre britanikë arrestohen në kufirin greko-turk për trafik armësh

Autoritetet greke kanë arrestuar tre shtetas të Britanisë së Madhe të dyshuar për tentativë trafikimi të armëve në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të tre personat, siç pretendohet me origjinë irakiane-kurde, janë arrestuar të shtunën në mbrëmje në vendkalimin kufitar jo shumë larg qytetit Kipia në verilindje të Greqisë.

Policia zbuloi 18 pushkë dhe dhjetëra mijëra plumba të fshehura në një automjet dhe rimorkio.

Tek njëri nga të arrestuarit janë gjetur rreth 1.100 dollarë amerikanë, lira turke dhe dinarë irakianë, ndërsa tek tjetri janë konfiskuar 900 euro para të gatshme dhe pesë telefona celularë.

Të tre personat, të cilëve nuk u përmendet identiteti, dyshohen për trafikim të armëve nga Gjermania me qëllim për t’i shitur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button