Mashtrim i ri me xhirim të vjetër

[Recension: Xhirim i ri nga Kumanova: Polici maqedonas i shanë nënën shqiptarit të arrestuar]

Shpikja e “lajmeve” me qëllim informimin e opinionin, si në rastin konkret që do të trajtojmë më poshtë, nënkupton se për fat të keq, gazetari ka shkelur kodin etik dhe opinionit i ka servuar diçka spekulative. Eshte e pafalshme që një medie ose gazetar një video materjal ta prezantojë si të re. Me këtë shkelen të gjitha normat profesionale. Aq më shumë kur kemi të bëjmë me një rast për të cilin ka intres të konsiderueshëm nga publiku.

Xhirim i ri nga Kumanova Polici maqedonas screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Xhirim i ri nga Kumanova: Polici maqedonas i shanë nënën shqiptarit të arrestuar”

Data dhe koha e publikimit: 02.02.2016

Data e recensionit: 03.02.2016

Recensues: Adrian Kerimi

Në asnjë mënyrë, në asnjë mënyrë fakte dhe informacione me interes të madh publik nuk mund të prezantohen si “të reja”, aq më shumë për zhvillime që ngjallin reagim të madh, kur janë të vjetra dhe të pavërteta.
Gazetari mund t’i kthehet një ngjarje të vjetër nëse ka zbulim të ri. Sepse zbulimi i ri do jetë lajmi. Në këtë rast me të drejtë ngrihet shqetësimi për sjelljen e policisë për ngjarjet e Kumanovës, mirëpo, cili është efekti i këtij denoncimi, derisa video-incizimi NUK ËSHTË I RI!

Xhirimi i ri nga aksioni policor në Kumanovë që është paraqitur në “youtube”, sjell edhe një moment skandaloz. Gjatë arrestimit të njërit prej pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, dëgjohen ofendime të shara vulgare prej një polici ndaj pjesëtarëve të grupit të Kumanovës.“Lidhe, he nënën ….”, dëgjohet fjalori i pistë i  njërit prej policëve.

Fakti që publikut i thueht se bëhet fjalë për “xhirm të ri”, është një mashtrim.

Sa i përket shqetësimeve që ngrihen në tekst për policinë.  Autori është i detyruar në këtë rast të sjell rregulloren e punës së policisë dhe Kodin etik të policisë së Maqedonisë, për t’i përkujtuar dikasterit dhe nënpunësit të saj, se ai ka vepruar në kundërshtim me rregulloren.

Ndërlidhja e çështjeve nuk është aspak logjike dhe nuk i përmbahet strukturës së lajmit. Paragrafi në vijim, hedh dyshime se autori nuk e kupton rolin e partneritetit qeveritar!

Aksioni policor në Kumanovë ndodhi më 9 dhe 10 maj, kur ministre e punëve të brendshme ishte Gordana Jankullovska, për zgjedhjen e së cilës ka votuar disa herë BDI-ja, duke përfshi liderin e tyre “legjendar”, Ali  Ahmetin.

Gazetari duhet të bëj dallimin mes mendimeve personale dhe fakteve! Prandaj, gazetari gëzon të drejtën që një rast si ky ta trajtoj duke e komentuar, por këtë ia mundëson vetëm rubrika KOMENT dhe jo ajo e lajmeve.

Kjo do të thotë se gabim e ka shefi i shtabit zgjedhor Bekim Neziri, kur thotë se duhet të presim 24 prillin që të shohim se kush është BDI-ja. Jo, jo. Shqiptarët kanë pasur shumë raste deri tani të shohin fytyrën e “bukur” të BDI-së, duke përfshi edhe 9 dhe 10 majin e vitit të kaluar në Kumanovë.

Elementet e komentimit dëmtojnë seriozisht lajmin. Gazetari duhet t’i shmanget atyre, aq me pak të jep qëndrime si “jo, jo, e ka gabim”. Lexuesi është ai që vlerëson, jo gazetari!

Lajmi i paskatë mund të sjellë pasoja, dhe në këtë rast për veç se joprofesional, luan dhe me ndjenjat e publikut që është në kundërshtim me të gjitha normat etike dhe profesionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button