Gruevski: Gjykata të mos bie pre e presioneve

Lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski u ka bërë thirrje organeve gjyqësore që mos të bien pre e presioneve dhe të vazhdojnë të punojnë në bazë të ligjeve, transmeton Portalb.

“VMRO DPMNE inkurajon organet e gjyqësorit që mos të bien pre e kurrfarë presioneve, të punojnë sipas ligjit dhe të mos lejojnë të futen në fushata politike” tha Gruevski në promovimin e projekteve për të rinj.

Deklarata e tillë vjen pasi Gjykata themelore Shkupi 1 sot hodhi poshtë kërkesën e PSP të përcaktoj masë arresti tetë personave për mashtrime zgjedhore në suazat e aksionit “Titanik”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button