Fermerët grek vazhdojnë protestën

Mijëra fermerë nga e gjithë Greqia janë duke protestuar në kryeqytetin grek e kjo po ndodh për të dytën herë.

Ata po protestojnë mbi reformat e planifikuara të qeverisë për pensione, e këto protesta erdhën pas javëve të tëra të bllokadës në autostrada, transmeton Klan Kosova.

Fermerët po zotohen se do të qëndrojnë në Athinë derisa qeveria do e anulojë planin e tyre e madje ata po shprehen se Kryeministri Alexis Tsipras i ka tradhtuar.

Kurse në anën tjetër qeveria shprehet se kjo reformë është e domosdoshme për të siguruar pensionet në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button