Opozita kosovare tubon qytetarët në Pallatin e Rinisë
Opozita e bashkuar nga tri partitë opozitare – Lëvizjes Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, do të zhvillojnë një tubim me qytetarë nga ora 14:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Në këtë tubim qytetarëve do t’u drejtohen, Albin Kurti nga Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi nga AAK-ja dhe Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën.
Sipas njoftimit, në këtë tubim do të diskutohet mbi situatën politike në Kosovë.
Tubime të ngjashme opozita është duke zhvilluar tash e një kohë.
Protesta e radhës e Opozitarëve është paralajmëruar për ditën e pavarësisë së vendit, me 17 shkurt.