“To Paron”, Gruevski kërkon nga fuqitë e mëdha të bëhet presion ndaj Greqisë

Ofensiva diplomatike e Shkupit me vizita të përhershme në Bruksel dhe kryeqytetet evropiane ka kulmuar me intervistën e kryeministrit Gruevski për “Fajnenshël Tajms” në të cilën ai kërkoi nga SHBA-ja, Gjermania dhe Franca që të kryejnë presion mbi Greqinë që ta respektojë vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë dhe të ndërpresë bllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO.

Këtë, e shkruan gazeta nga Athina, “To Paron” në tekstin e titulluar “Evropianët bëjnë presion që të pezullohet vetoja për hyrje të Shkupit në NATO”. Në tekst përkujtohet se Maqedonia nuk do të marrë ftesë për anëtarësim në BE edhe krahas rekomandimit të pestë pozitiv nga Komisioni Evropian dhe pohohet se “Shkupi shtyn në drejtim të anëtarësimit në NATO nën referencën e përkohshme FYROM në samitin e Aleancës vitin e ardhshëm me Britaninë e Madhe, ndërsa mbështetësi kryesor në Aleancë është Ankaraja.

“Edhe pse evropianët dhe amerikanët nuk dëshirojnë t’i bëjnë presion Qeverisë së brishtë të Samarasit, kohën e fundit ka hapa të njëpasnjëshëm dhe ndryshime, me të cilat dërgohet mesazh deri te Athina se ekziston pritje që çështja të zgjidhet sa më shpejt që është e mundur, për shkak se kjo është e dëmshme për interesat perëndimore në rajon dhe paraqet rrezik për stabilitetin në Maqedoni. Ndërkohë, Qeveria greke këmbëngul në linjat e kuqe të dërgojë mesazh se nuk do ta heqë veton pa zgjidhje të çështjes për emrin, shkruan “To Paron”.

Duke u përqendruar në takimet e Merkelit me Nimicin dhe me Samarasin, mbledhja mes Venizelos dhe Hejgël, gazeta pyetet nëse ka bashkërendim mes të gjitha këtyre çështjeve, të cilat i ndërmarrin fuqitë e mëdha botërore.

Sipas gazetës, në Ministrinë greke të Punëve të Jashtme konsiderojnë se së shpejti do të ketë presion direkt dhe rritje të tensioneve, me ç ‘rast burimet diplomatike kanë konfirmuar se presioni dukshëm do të rritet pas Vitit të Ri. 

Lajme të ngjashme

Back to top button