Kjo është agjenda e vizitës së Kerryt në Shqipëri

Është zbardhur agjenda e Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerry dy ditë para vizitës së tij në Shqipëri.

Kryediplomati amerikan pritet të mbërrijë në Shqipëri  rreth orës 9:00 të 14 shkurtit dhe do të pritet fillimisht nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.Kreu i shtetit do t’i japë mirëseradhjen nga aeroporti “Nënë Tereza”, ku do të mbahet edhe një takim mes tyre.

Po në mjediset e aeroportit, Kerri do të takohet me homologun shqiptar Ditmir Bushati, ku do të kenë mundësi të bëjnë fotot zyrtare të takimit.Më pas Sekretari amerikan i Shtetit do të takojë homologun e tij Ditmir Bushati, me të cilin do të bëjë fotot zyrtare të takimit.

Ai në kryeministri ku do të takojë kryeministrin Edi Rama.

Më pas do të ketë një takim më të zgjeruar mes dy delegacioneve po në godinën qeveritare.Kerri dhe Rama do të japin një deklaratë për media në përfundim të bisedimeve, por nuk do të lejohen pyetjet nga gazetarët.

Pas takimit me Ramën, sekretari amerikan i shtetit do të takohet me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe disa deputetë të PD-së, raporton Shekulli.

Kryediplomati amerikan do të përmbyllë vizitën e tij triorëshe me një takim me disa të rinj, nga ku pritet të japë mesazhe për të ardhmen dhe sfidat e Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button