Komiteti i Helsinkit, nuk kemi bërë asgjë për të drejtat e njeriut

Në Maqedoni ka problem me respektimin e të drejtave të njeriut, konstatojnë ata të cilët japin mendime rreth çështjes se “a kemi problem të përgjithshëm me mosrespektimin e të drejtave të njeriut, apo bëhet fjalë për incidente të izoluara?”.

Kjo temë aktualizohet me rastin e 10 dhjetorit, ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Sipas Uranija Pirovska, nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, 10 dhjetori do të jetë ditë kur ne nuk do të mund të lavdërohemi me kurrfarë arritje.

“Ky ishte një vit ku janë shënuar shumë incidente, mos reagim të institucioneve, mos gjetjen e autorëve për këta vepra të dënueshme. Kohën e fundit e dhënë më serioze është se vazhdojnë të ndodhin incidente ndërmjet të rinjve të bashkësive të ndryshme etnike”, thekson Uranija.

Sulmet ndaj bashkësisë, LGBT, nuk dhanë rezultate, pikërisht kjo ka hyrë në raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë, theksoi Pirovska.

Profesor Osman Kadriu, thotë se në Maqedoni në mënyrë të përgjithshme respektohen të drejtat e njeriut dhe vendi duhet ta festojë ditën ndërkombëtare për këto të drejta.

“Më shumë mund të bëhet fjalë për disa përjashtime dhe këto raste sipas meje nuk mund që të vënë në pik pyetje përcaktimin kryesorë të shtetit tonë, si shtet demokratik, social dhe të pavarur”, theksoi Kadriu.

Pirovaska, nuk mund të pajtohet se bëhet fjalë për raste të izoluara të incidenteve. Sipas saj duhet që të shihet edhe reagimi i institucioneve të sistemit në raste të tilla.

Lajme të ngjashme

Back to top button