Arrestohen dy persona për rastin e sirianit Aylan Kurdi

Janë arrestuar dy persona si të dyshuar për kontrabandë dhe që mund të kenë lidhje me vdekjen e të voglit sirian Aylan Kurdi dhe katër të tjerëve.

Aylan ishte tre vjeçari sirian pamja e të cilit, i shtrirë pranë detit pa jetë, mori vëmendjen e gjithë botës përgjatë krizës së refugjatëve në shtator të vitit 2015.

Mufawaka Alabash dhe Asem Alfrhad, që të dy me nacionalitet sirianë, janë duke u gjykuar në Bodrum, qytetit i njëjtë turk në të cilin u gjet edhe trupi i Aylanit, shkruan BBC, trasmeton lajmi.net.

Të dy të dyshuarit mund të përballen deri në 35 vjet burg nëse shpallen fajtorë.

Edhe pse të njëjtët janë deklaruar të pafajshëm ndaj këtyre akuzave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button