Shiten LaFerrari ende pa dalë në treg (Foto)

Më shumë se 1000 njerëz kanë shprehur interesim në blerjen e LaFerrari ende pa u bërë prezantimi i parë publik i kësaj veture, kështu që ka qenë paksa befasuese se pse CNBC raportoi se prodhimi serik i ri i gjigantit italian është shitur tërësisht.

I dizajnuar për të qenë një super veturë, LaFerrari posedon motor me 6.2 litra V12 që prodhon plot 800 KF. Si fuqi shtesë ka edhe një motor elektrik që i dhuron plus 163 KF tjerë, dhe falë kësaj përzierje motorike kjo veturë në total mbledh 963 KF, që i mundëson të ushtrojë shpejtësinë prej 0-100 km/h për më pak se tre sekonda, derisa shpejtësia maksimale e saj është 350 km/h.

Besohet se vetëm 499 njësi të LaFerrari do të prodhohen, dhe vetëm 120 prej tyre janë të destinuar për tregun amerikan ku besohet se atje do të kushtoj 1.4 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button