Erdogan, SHBA-ve: A jeni me ne apo me PYD-në dhe YPG-në

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në rezidencën presidenciale administratorët e zonave rajonale. Në fjalimin e tij Erdoğan u shpreh se e dinë shumë mirë qëllimin e kurthit të ngritur i cili i ka kushtuar jetën 400 mijë personave të pafajshëm në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

– “Janë në situatën e avokatit mbrojtës të organizatave terroriste”-

Erdoğan duke vënë në dukje se PYD-ja dhe YPG-ja janë organizata terroriste u shpreh se: “Dikush shkon jashtë vendit, këto janë përfaqësues të opozitë kryesore. Dhe çfarë thonë? – që ‘PYD-ja dhe YPG-ja nuk janë organizata terroriste‘. Por ato janë organizata terroriste, ashtu siç edhe PKK është një organizatë terroriste edhe ato po ashtu janë organizata terroriste. Por ata që përdorin këtë shprehje fatkeqësisht janë në pozitën e avokatit mbrojtës të këtyre organizatave terroriste”.

Erdoğan duke tërhequr vëmendjen se mes PKK-së, PYD-së dhe YPG-së nuk ka asnjë ndryshim u shpreh: “A ka ndonjë ndryshim mes PKK-së dhe PYD-së? YPG-ja a është ndryshe? Ne i kemi të regjistruara në mënyrë të shkruar këto, dhe Amerikës i themi se ‘është organizatë terroriste‘. Ndërsa zyrtarët amerikanë ngrihen e thonë se ‘ne ato nuk i vërejmë si organizatë terroriste’. Ej Amerikë sa herë ju jam drejtuar. Ju jeni bashkë me ne apo jeni bashkë me këtë organizatë terroriste PYD dhe YPG. Ej Amerikë ju nuk mund të na prezantoni ne as PKK-në, dhe as PYD-në me YPG-në sepse ne i njohim shumë mirë këto organizata. Ne njohim mirë DAESH-in dhe këto. Por ju deri më sot nuk keni njohur asnjërin prej tyre dhe për arsyen se nuk i keni njohur gjaku po derdhet lumë në rajon”.

– “Do ta kuptojnë, por do të jetë vonë”-

Në lidhje me vënien në zbatim të propozimeve të Turqisë për zgjidhjen e krizës në Siri Erdoğan ka theksuar se: “Tashmë në çështjen e Sirisë e cila është shndërruar në një pjesë të sigurisë sonë të brendshme ka ardhur koha për të vendosur në zbatim propozimet tona të zgjidhjes të cilat të gjithë i kanë gjetur mjaft racionale dhe të drejta. Të gjithë ata që mendojnë se mund të jetojnë në paqe dhe të qetë në shtëpinë e tyre duke injoruar forcën e terrorizmit e cila ka tejkaluar distanca dhe kufijtë, unë nuk e uroj kurrë, por do ta vërejnë se janë të gabuar”.

– “Në shtëpinë tonë kemi pranuar 3 milionë njerëz, po ju çfarë keni marrë?”-

Presidenti Erdoğan ka theksuar se ngjarjet e përjetuara në Siri tashmë kanë marrë formën e një dëbimi dhe gjenocidi dhe ka shtuar më tej se: “Ata që i shikojnë refugjatët si hakmarrje është shembull ku ata mbeten të verbër dhe të shurdhër ndaj regjimit të Asadit i cili është shkaktari i kësaj problematike. Çfarë thonë Kombet e Bashkuara ‘pranojini brenda ato që ndodhen përpara derës suaj‘. Po ju çfarë bëni? Ne, kemi marrë në shtëpinë tonë afërsisht 3 milionë refugjatë nga Iraku dhe Siria, po ju çfarë keni marrë, cili vend ka marrë? Teksa ju bëni llogaritë për pranimin e 300 personave, 500 personave ne kemi pranuar 3 milionë njerëz”.

– “Po bëhen partnerë në tradhti”-

Erdoğan ka theksuar se nuk mund të bëhet politikë duke marrë pjesë në anën e organizatës terroriste dhe kundër dhe shton se: “Deputetë të opozitës kryesore, duke mbështetur projektin për hapjen e ndërhyrjes ndërkombëtare në rajon që është edhe ëndrra më e madhe e organizatës terroriste , po bëhen partnerë të një tradhtie edhe më të madhe. Nuk mund të bëhet politikë dhe nuk mund të jesh politikan duke marrë pjesë në anën e organizatës terroriste dhe kundër shtetit tënd. Në asnjë vend të botës nuk mund ta shikosh shembullin e kësaj. Mund të fitosh kongresin, delegatët, por popullin kurrë nuk mund ta fitosh”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button