Varrimi i Mandelës, mbi 70 burrështetas do të jenë prezent

Më se shtatëdhjetë burrështetas dhe qeveri pritet të marrin pjesë në varrimin e ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.

Ministria e punëve të jashtme afriko-jugore njoftoi se praninë e tyre e kanë paralajmëruar presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, lideri i Kubës, Raul Castro, Robert Mugabe i Zimbabvesë, François Hollade i Francës, britaniku David Cameron dhe shumë të tjerë.

Kjo pritet të jetë një prej takimeve më të mëdha të zyrtarëve më të lartë shtetëror në glob, të cilët bashkërisht do të mblidhen në stadiumin e futbollit të qytetit të Johannesburg.

Në anën tjetër, parlamenti i Afrikës së Jugut do të zhvillojë sot një seancë komemorative për nder të Mandelas.

Në tetë ditët e ardhshme, një seri e tërë e ngjarjeve pritet të organizohen në këtë shtet për të nderuar veprën e Mandelas, i cili mori nën kontroll shtetin nga regjimi i pakicës së bardhë.

Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet të dielën më 15 dhjetor. /REL/

Lajme të ngjashme

Back to top button