Irani negocion për tregun e naftës me Arabinë Saudite

Ministri i naftës së Iranit, Bijan Zangeneh ka thënë se vendi i tij është I gatshëm të negociojë me Arabinë Saudite dhe vendet tjera anëtare të OPEC-ut  me kushtet e tregut ndërkombëtar të naftës.

Tehrani së fundi rifilloi  eksportin e naftës  pasi që sanksionet perëndimore për  e tij nuklear u hoqën dhe paralajmëroi se kanë në plan për të prodhuar 500 mijë barrela për ditë.

Kjo lëvizje do të shtojë presion të konsiderueshëm në një treg tashmë të tejngopur, përderisa OPEC refuzon të ul prodhimin,raporton Al Jazeera, përcjellë Klan Kosova.

“Ne përkrahim çdo formë të dialogut dhe bashkëpunimit më shtetet anëtare të OPEC-ut, përfshirë Arabinë Saudite,” Zangeneh i tha gazetarëve.

Ministri Iranian i naftës tha në fillim të janarit se këmbëngulja e disa vendeve në prodhim të tepruar ishte e motivuar politikisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button