Ku është lajmi këtu?!

[Recension: Studenti: Bilall Kasami ka qenë dhe është – pranë qytetarëve në çdo problem të tyre]

Jo çdo gjë ka bazë për lajm! Përgjegjësi gazetareske është që opinionit t’i mundësohen lajme me rëndësi dhe aktuale. Kjo nuk do të thotë se këndvështrimi i çdo individi mund të bëhet lajm. Nëse autori ka vendosur që këtë artikull ta quaj lajm, cila është dobia për opinionin?! Se një student ka një opinion, si hyn në punë askujt. Këtu kemi të bëjmë me propagandë tipike, që nuk është detyrë e gazetarit.

Studenti Bilall Kasami ka qenë dhe është- screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Studenti: Bilall Kasami ka qenë dhe është – pranë qytetarëve në çdo problem të tyre”.
Data dhe koha e publikimit: 04.02.2016
Data e recensionit: 06.02.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Lajmi që po recensojmë është kryekëput promovues dhe propoganda. Një qëndrim i studenti i marrë nga profili i tij në rrjetin social “Facebook” është bërë lajm. E ku është sensi profesional këtu?
Vlerësimet janë pozitive dhe të larta për një figurë politike. Ndonëse ai lavdërohet si profesor, është e qartë se qëllmi është të krijohet percepsion pozitiv për të në opinion. Një vlerësim nga një person s’ka asnjë vlerë për një gazetar, për veç rasteve kur ka akuza ose denoncime, të cilat para se të botohen duhet të verifikohen. Në këtë rast s’ka as edhe një fije interesi publik.

“Dr.Profesor Bilall Kasami gjithmonë perkrahë atyre të cilëve në të vërtetë ju shërben. Edhe si profesor ishte gjithmonë krah përkrah me studentet në çdo iniciativë që ndërmirrej, ishte gjithmonë pranë nesh çdo herë kur kishim nevojë për këshilla dhe asnjëhere nuk nguroi për të na udhëzuar në rrugë të duhur. Profesor Bilall Kasami sikur në kohën që ishte Profesor poashtu edhe si Lider i ardhshëm i shqiptarëve të Maqedonisë jam i bindur se nuk do të hezitoj të jetë pranë qytetarëve në çdo problem të tyrin, nuk do të kursen asgjë për të na bërë neve shqiptarëve të Maqedonisë, të dalim nga kjo errësirë shumëvjeçare që edhe ne të shohim ndonjë ditë të ndritshme në vendlindjen tonë të dashur”, shkruan studenti Blerim Hajdari.

Nëse autori do të dëshironte t’i “ziente çorbën” liderit të subjektit, do të ishte disi më korrekte sikur të grumbullonte pak me tepër qëndrime si të studentit, mirëpo gjithnjë duke pasur kujdes! Duke e vlerësuar si profesor dhe jo si lider politik. Me një qëndrim, artikulli pa dashje zë vend në kategorinë e promovimit dhe bazuar në Kodin etik të gazetarëve, autori e di mirë se nuk guxon të përdorë aksesin e tij në media për qëllime promovuese. Profesioni gazetaresk ka për qëllim informimin dhe jo propagandë për përmirësimin ose prishjen e imazhit të një lideri, subjekti ose organizate.

Informimi objektiv kërkon burime dhe ata duhet të jenë relevante.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button