Basha: 8 dhjetori, ëndërr në gjoksin e çdo të riu

Ditë të rëndësishme për gjithë vendin e ka quajtur kreu i PD-së, Lulzim Basha 8 dhjetorin, duke folur në aktivitetin në nder të kësaj dite titulluar “Festojmë lirinë”, që u organizua në pallatin “Asllan Rusi” në Tiranë, ku merrnin pjesë edhe ish-kryetari i PD-së, Sali Berusha dhe djali i Azem Hajdari, Kiri Hajdari, i cili ka deklaruar mes emocionesh se ndihet krenar në çdo 8 dhjetor.

“Përballja e parë e studenteve kryengritës me regjimin ndodhi shpejt, dhuna policore shpërtheu egërsisht mbi ta, morën plagë por nuk u thyen, se ishin ndryshimi i madh, tjetër gjë u thye përballë guximit dhe trimërisë, hegjemonia gjysmëshekullore e diktaturës”, tha Basha.

Sipas tij, në krahun e studenteve liberatorë dhe bashkë me intelektualët, që iu bashkuan, po lindte epoka e re.

“Ajo natë e bardhë nxori në krye Azem Hajdarin, prijësin e lëvizjes studentore, të tjerë trima e trimëresha që koha i ka shënuar me emër e mbiemër si luftëtarë të përmbysjes së madhe”, tha Basha.

Ai ka kujtuar se sot e gjithë ditën dëshira e bashkimit të shqiptareve rreth vlerave të lirisë është një ëndërr rinore akoma për t’u përmbushur.

Lajme të ngjashme

Back to top button