Gjykimi “Lagjja e Trimave”, familjarët: Shpresojmë të mbisundojë drejtësia
“Ne sot shpresojmë dhe kërkojmë nga forcat demokratike në Maqedoni që këta njerëz të trajtohen brenda ligjeve si gjithë qytetarët e Maqedonisë. Shpresojmë të mbisundojë drejtësia. Edhe pse nga ky shtet i kriminalizuar kjo është e vështirë, këtë e thonë edhe vetë qytetarët e Maqedonisë”, tha familjari i të akuzuarit Muhamet Krasniqi (Malisheva), Gani Krasniqi, raporton Portalb.
Përndryshe, 29 pjesëtarët e grupit të armatosur, sipas aktakuzës akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë.
Trupi gjyqësorë për ta gjykuar rastin “Lagja e Trimave- Kumanovë” tashmë është caktuar. Gjykata e Shkupit ka miratuar aktakuzën për rastin edhe pse pala mbrojtëse pat kërkuar shfuqizim të akuzës dhe lirimin e të arrestuarve.
Kujtojmë se Avokati i Popullit ka hapur një lëndë për torturë policore ndaj të akuzuarve për të njëjtin rast. /Portalb
LEXO: VIDEO të reja nga “Portalb” në Kumanovë: Lagjja e Trimave si në Bejrut