Nuk dorëzohet Jahjaga: Brenda javës thërret takimin tjetër të liderëve politikë

Presidentja Atifete Jahjga, këmbëngul që liderët e partive politike te takohen me shpesh ne formatin e takimit te se hënës. Sipas burimeve të RTV Dukagjinit, Jahjaga do të thërrasë një tjetër takim të kryetarëve të partive brenda kësaj jave, ose gjatë javës së ardhshme, në mënyrë që palët – përkundër qëndrimeve të ngurta – të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e krizës brenda këtij muaji.

Të njëjta burime kanë treguar se e para e shtetit e ka parasysh që qëndrimet e partive janë të pandryshuara, por ajo kërkon që ky muaj të jetë koha kur subjektet politike duhet të gjejnë një pajtim për të dalë nga kriza aktuale.

Ndërkohë, në komunikatën dërguar mediave pas takimit të së hënës, Jahaga ka falënderuar liderët e partive politike parlamentare që i janë përgjigjur ftesës për të rivendosur, sipas saj, dialogun pozitë-opozitë, si mënyrë për të ripërtërirë konsensusin thelbësor demokratik në Kosovë.

“Gjatë takimit, i cili u mbajt në frymë konstruktive, udhëheqësit politikë paraqitën qëndrimet e tyre për tejkalimin e bllokadës politike dhe shprehën gatishmëri për të kërkuar zgjidhje të përbashkët”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Takime të shpeshta presin edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend. Është ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawi, ai i cili ka insistuar që përfaqësuesit e partive politike nuk duhet të heqin dorë nga takimet dhe që problemet t’i zgjidhin me dialog.

Ftesës së presidentes drejtuar gjitha subjekteve parlamentare, nuk i janë përgjigjur vetëm kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button